Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pritet që të hënën të heq zyrtarisht iniciativat e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI) nga departamenti i Mbrojtjes, një nga disa urdhra ekzekutivë të fokusuar në ushtri.
Një urdhër i dytë do t’i ngarkojë zyrtarët amerikanë të formulojnë një politikë për trupat transgjinore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një urdhër i tretë ekzekutiv do të rivendosë në detyrë personelin ushtarak që u shkarkua për refuzimin e vaksinave kundër Covid-19.
Heqja e programeve të DEI-së nga brenda qeverisë federale ishte një premtim qendror i fushatës së Trumpit.