Lajme

Trumpi: Nëse takimi me Putinin s’shkon mirë, çohem nga aty

08/15/2025 19:28
nga:Mergim Rreci

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nëse takimi me presidentin rus Vladimir Putin shkon keq, ai “do të largohej”.

Trumpi tha se mendon se takimi me Putinin do të shkojë shumë mirë, por në të kundërtën do të çohet nga tavolina.

“Mendoj se do të shkojë shumë mirë, dhe nëse nuk shkon, unë do të kthehem në shtëpi shumë shpejt. Do të largohesha, po”, tha Trump, shkruan CNN.

Presidenti amerikan dje deklaroi se nëse takimi me Putinin do të shkonte keq nuk do t’i telefonoj askujt, por nëse do të shkojë mirë “do t’i telefonojë Zelenskyt dhe liderët evropianë”.