Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pranuar një portret dhuratë nga homologu i tij rus, Vladimir Putin. Portreti i ri, megjithatë, nuk është shfaqur ende publikisht.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përshkroi këtë dhuratë si “personale”, duke theksuar se vetëm Putini mund të zbulojë më shumë detaje rreth saj.
Ndërkohë, Trumpi ka reaguar në rrjetin social Truth Social, ku ka kritikuar një foto të mëparshme të tij, e cila ishte varur në ndërtesën e Kapitolit të Kolorados, por u hoq më vonë, siç raporton BBC. Presidenti amerikan ka treguar gjithashtu se i kushton një vëmendje të madhe imazhit të tij dhe ka qenë në qendër të vëmendjes më herët këtë vit, kur zbuloi portretin e tij zyrtar.
Steve Witkoff, dërguari i Trumpit, ka konfirmuar pranimin e portretit nga Moska, duke thënë se i ishte kërkuar ta transportonte atë në Uashington. Ai e ka përshkruar veprën si një “portret të bukur” nga një “artist kryesor rus”, por nuk ka dhënë më shumë informacione në lidhje me detajet e saj, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Dhurata e portretit është konfirmuar nga Peskov pas një raundi tjetër bisedimesh mes negociatorëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite, si pjesë e përpjekjeve të Trumpit për të kontribuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Për momentin, Trumpi nuk ka komentuar publikisht mbi portretin e dërguar nga Putini.