Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës Supreme të pezullojë vendimin e gjykatës më të ulët që ai nuk ka imunitet presidencial nga ndjekja penale.
Ai kishte pretenduar në çështjen e tij për ndërhyrje në zgjedhje se nuk mund të gjykohej për akte të kryera si president.
Tre gjyqtarë të gjykatave më të ulëta nuk u pajtuan, duke vendosur se ai mund të ndiqet penalisht si çdo qytetar tjetër. Por avokatët e Trumpit thanë se ai nuk duhet të gjykohet gjatë fushatës zgjedhore.
“Kryerja e një gjyqi penal njëmujor të Presidentit Trump në kulmin e sezonit zgjedhor do të prishë rrënjësisht aftësinë e Trumpit për të bërë fushatë kundër Presidentit Biden”, shkruajnë avokatët e Trumpit në dosje, raporton BBC.