Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO.
Këtë qëndrim ai e ka shprehur të enjten gjatë takimit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Ai po ashtu ka thënë se marrëveshja për mineralet, që pritet të arrihet të premten (28 shkurt) kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mbërrijë në SHBA, është hap garancie për arritjen e paqes me Rusinë.
I pyetur nëse beson se Zelensky është diktator, Trumpi është përgjigjur me: “A e kam thënë këtë?”


