Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, do të duhet të “bashkohen” dhe ai mendon se ka një shans për të “përfunduar” një marrëveshje paqeje.
“Më duheh të sigurohem që Rusia do të donte ta bënte këtë”, shtoi ai.
I pyetur se sa afër është administrata amerikane me sigurimin e një marrëveshjeje për mineralet me Ukrainën, Trump thotë se është “shumë afër” dhe pretendon se “do t’i kthejë paratë tona”.
Trump përsërit se lufta “nuk duhet të kishte ndodhur kurrë” përpara se të premtonte “ne do ta rregullojmë atë” – por nuk dha detaje se si do të ndodhte kjo.
Më tej ai është pyetur nëse ka plane që ai të vizitojë Moskën, për të cilën presidenti amerikan thotë: “Jo, jo nuk kam”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.


