Lajme

Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

12/25/2025 10:09
nga:N K

Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje, por nuk munguan kritikat ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, përveç qytetarëve amerikanë, Trump uroi edhe radikalët e majtë, të cilët i cilësoi fundërrina.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit”, ka shkruar ai.

Trump shpesh i referohet “majtës radikale” duke përfshirë jo vetëm figurat progresiste, por edhe demokratët e moderuar dhe kundërshtarët e tjerë politikë.

Postimi i plotë:

Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale që po bën gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit.

Ajo që kemi është një treg aksionesh rekord dhe 401K, shifrat më të ulëta të krimit në dekada, asnjë inflacion, dhe dje, një PBB prej 4.3, dy pikë më mirë se sa pritej. Tarifat na kanë dhënë triliona dollarë në rritje dhe prosperitet, dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!!!