Donald Trump, kandidat për president në ShBA, u është drejtuar turmës me mbështetësit e tij në Gastonia të Karolinës së Veriut, duke thënë se janë vetëm tri ditë larg fitores më të madhe politike në historinë botërore.
Trump preku pikat e tij të zakonshme të fjalimeve për imigracionin dhe sigurinë kufitare, por gjithashtu kaloi më shumë kohë se zakonisht duke folur për ekonominë.
Ai përmendi raportin e fundit të punës për tetorin, duke e quajtur atë “një nga raportet më të këqija të punës së të gjitha kohërave”.
“Nuk kam dëgjuar kurrë për këto shifra. Këto janë shifra dëshpëruese. Më vjen keq t’ju them,” tha ai. “Mos u shqetësoni, unë do ta rregulloj.”
“Perferitë janë nën sulm”, ka thënë Trump.
Trump tha gjithashtu se banorët e periferive të SHBA, të parë tradicionalisht si një strehë nga krimi dhe rreziqe të tjera, janë nën kërcënim, shkruan Reuters.