Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka ngritur polemika globale me deklaratat e tij të fundit për synimin e disa territoreve strategjike që, sipas tij, do të ndihmonin në forcimin ekonomik dhe gjeopolitik të Shteteve të Bashkuara.
Një ndër territoret që përmendet shpesh është Greenlanda, ku Trump ka kërcënuar me sanksione të rënda ndaj Danimarkës, nëse kjo e fundit refuzon shitjen e saj, njofton Klankosova.tv.
Madje, ai ka përmendur edhe përdorimin e forcës ushtarake si një mundësi për ta marrë territorin.
Sipas raportimit të gazetarit Enis Reçica në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Greenlanda është kyçe për shkak të shkrirjes së akullnajave, të cilat po nxjerrin në pah pasuri të shumta natyrore, si minerale dhe rezerva nafte.
Përveç Greenlandës, gazetari Enis Reçica raporton për interesimin e SHBA-së në territore të tjera strategjike, si Kanali i Panamasë, Gjiri i Meksikës dhe Kanadanë.
Këto zona, sipas analizave, ofrojnë përfitime të mëdha ekonomike dhe kontroll të rëndësishëm gjeopolitik.