Lajme

Trump: SHBA-të do të vendosin për atë që do të ndodhë më pas me Venezuelën

01/03/2026 15:52
nga:Sh R

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të marrin vendime për atë që do të ndodhë më pas me Venezuelën, pasi  kapjes së presidentin e vendit latino-amerikan.

“Epo, ne po e marrim këtë vendim tani. Nuk mund të rrezikojmë të lejojmë dikë tjetër ta drejtojë atë dhe të marrë përsipër atë që ai la. Pra, ne po e marrim këtë vendim tani. Do të jemi shumë të përfshirë në të. Dhe duam të bëjmë liri për njerëzit”, tha ai për Fox News në një intervistë telefonike sot.

Trump tha se venezuelianët janë shumë të lumtur me kapjen e Maduro-s sepse ata i duan Shtetet e Bashkuara dhe sepse vendi nën Maduro ishte një diktaturë, CNN.

Megjithatë, Trump bëri të ditur se Maduro po përpiqej të negocionte.

“E dini, ai po përpiqej të negocionte në fund”, tha Trump për Fox News.

“Por unë thashë, ‘Jo, nuk mund ta bëjmë. Ajo që bëri ai me drogën është e keqe”, tha Trump.

Trump, mes tjerash, bëri të ditur se presidenti venezuelian Maduro dhe gruaja e tij po udhëtojnë për në Nju Jork pasi u kapën nga SHBA-të.

Presidenti amerikan shton se dyshja është akuzuar në Nju Jork dhe do të udhëtojë për në shtet me helikopter dhe anije.

“Ata vranë shumë njerëz dhe shumë amerikanë, madje edhe njerëz në vendin e tyre”, thotë Trump.