Lajme

Trump përmend Kosovën e Serbinë në Samitin e NATO-s- Kam dashur ta shuaj dhe këtë konflikt!

06/25/2025 17:21
nga:Y I

Presidenti amerikan Donald Trump përmendi sërish Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalimit të tij pas samitit të NATO-s në Hagë, Holandë.

Duke folur për një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Trump tha se në javët e fundit ka qenë i përfshirë edhe në zgjidhjen e disa konflikteve të tjera, duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

“Më telefonoi [Putini] para disa ditësh dhe më pyeti nëse mund të ndihmoja me Iranin. I thashë jo, por mund të më ndihmojë me Rusinë.

Sepse, në javët e fundit kemi punuar me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë.

Mendoj se të premten pritet të vijnë edhe përfaqësuesit e Kongos dhe Ruandës, pasi atje ka pasur një konflikt të ashpër”, tha Trump.