Lajme

Trump për Ukrainën: Gjëra shumë të mira po ndodhin me negociatat

01/27/2026 20:27
nga:Sh R

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se “po ndodhin gjëra shumë të mira” në negociatat që synojnë përfundimin e pushtimit rus në Ukrainë.

Pa dhënë detaje shtesë, Trump u shfaq optimist gjatë deklaratave për gazetarët, teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë në Iowa. Kujtojmë se ekipet negociatore të Rusisë dhe Ukrainës u takuan gjatë fundjavës së kaluar në Abu Dhabi, në bisedime të ndërmjetësuara nga zyrtarë amerikanë.

Trump shtoi gjithashtu se kishte zhvilluar “një bisedë të shkëlqyer” me presidentin e Sirisë, Ahmed al-Saraa.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Uashingtoni është angazhuar në lëvizje intensive diplomatike për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe një zgjidhje politike midis Forcave Demokratike Siriane (SDF), ish-aleatit kryesor të SHBA-së në Siri, dhe qeverisë së Saraa, që tani konsiderohet partneri kryesor i Uashingtonit në vend.

Po ashtu, Trump bëri një seri deklaratash të shkurtra për gazetarët, duke theksuar se “po ndodhin gjëra shumë të mira” në frontin e Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se drejtori i doganave, Tom Homan, do të takohet në Minneapolis me guvernatorin dhe kryetarin e qytetit.