Lajme

Trump për sulmin në New York: Do të zbulohet arsyeja pse ai i çmendur kreu këtë akt dhune

07/29/2025 16:39
nga:G B

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar për sulmin e armatosur tragjik në New York, duke theksuar besimin e tij te agjencitë ligjzbatuese për zbardhjen e motivit të sulmuesit.

““Jam informuar për të shtënat tragjike që ndodhën në Manhattan, një vend që e njoh dhe e dua. U besoj agjencive tona të zbatimit të ligjit se do të zbulojnë arsyen pse ky i çmendur kreu një akt kaq të pakuptimtë dhune. Zemra ime është me familjet e katër personave që u vranë, përfshirë oficerin e NYPD, i cili bëri sakrificën përfundimtare”, ka thënë Trump.

“Zoti e bekoftë Departamentin e Policisë së Nju Jorkut dhe Zoti e bekoftë Nju Jorkun!”, ka shtuar ai.