Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ndan të njejtin mendim me presidentin aktual, Joe Biden për sa i përket situatës në Ukrainë.
Ai e ka cilësuar si gjenocid atë që po ndodh në Ukrainë.
“Ky është gjenocid. Kjo që po ndodh në Ukrainë është diçka që njerëzit nuk e kanë parë kurrë më parë”, tha Trump.
Gjatë një intervistë për Fox News, Trump përsëriti edhe një herë se nëse do të ishte president i Shteteve të Bashkuara, Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën.


