Lajme

Trump nga Skocia e përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha këndej pari, do të ndodhnin 6 luftëra

07/28/2025 15:30
nga:G B

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot e ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë, gjatë një deklarimi para gazetarëve në Skoci, raporton ‘The Guardian’.

Trump tha se po të mos ishte për praninë e tij në skenën globale, do të ishin duke u zhvilluar gjashtë luftëra.

“Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë”, ka thënë Trump.