Lajme

“Trump na dha javelinët”- Zelensky pranon të kthehet në tavolinën e bisedimeve!

03/04/2025 17:23
nga:Y I

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është tërhequr nga qëndrimi i tij i mëparshëm dhe ka pranuar të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

Ai ka thënë se Ukraina është e gatshme të kthehet në bisedime sa më shpejtë që jetë e mundur.

Kjo rokadë në qëndrimet e tij vjen vetëm pak ditë pas përplasjes së madhe me Donald Trumpin para mediave në Shtëpinë e Bardhë.

“Ekipi im dhe unë jemi të gatshëm të punojmë nën lidershipin e fuqishëm të Trumpit për të arritur paqen që zgjatë. Jemi të gatshëm të punojmë shpejtë për fundin e luftës dhe fazën e parë që mund të jetë lirimi i të burgosurve dhe armëpushimi për qiell – ndalimin e raketave, dronët me rreze të gjatë veprimi dhe bombardimin e infrastrukturës energjetike dhe civile, nëse pranon Rusia”, ka shkruar Zelensky në një postim në rrjetin social “X”.

“Pastaj dëshirojmë të ecim shpejtë në fazat e ardhshme dhe të punojmë me SHBA-në për të arritur marrëveshjen e fuqishme përfundimtare. E çmojmë atë që ka bërë Amerika që Ukraina të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj”, ka shtuar ai.

“Dhe duam ta kujtojmë momentin kur gjërat ndryshuan me presidentin Trump që siguroi javelinët për Ukrainën. I jemi mirënjohës për këtë. Takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk shkoi siç duhet. Pendohemi që shkoi ashtu. Është koha të përmirësojmë gjërat”, ka shkruar presidenti ukrainas.