Lajme

Trump mbyll qendrën Kennedy për rinovim pas reagimeve negative nga artistët

02/02/2026 10:17
nga:G B

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar mbylljen e Qendrës Përkujtimore John F. Kennedy për Artet Performuese për një periudhë dyvjeçare, duke nisur nga korriku, për shkak të punimeve të gjera të rindërtimit.

Vendimi vjen pas një vale reagimesh dhe anulimesh nga artistë dhe institucione të njohura, pas shkarkimit të drejtuesve të mëparshëm dhe shtimit të emrit të Trump në fasadën e kompleksit.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se mbyllja e plotë e aktivitetit artistik është e domosdoshme për të realizuar një rindërtim të shpejtë dhe cilësor, duke e cilësuar objektivin si shndërrimin e qendrës në institucionin më të mirë të arteve performuese në botë.

Pas marrjes së drejtimit nga Trump, disa emra të njohur, përfshirë producentët e muzikallit Hamilton, sopranon Renee Fleming dhe kompozitorin Philip Glass, kanë tërhequr pjesëmarrjen e tyre në shenjë proteste.

Ndërkohë, Opera Kombëtare e Uashingtonit ka njoftuar largimin nga qendra.