Lajme

Trump: Izraeli, me ndihmën tonë, ka fituar gjithçka që mundi

10/13/2025 14:31
nga:G B

Presidenti amerikan, Donald Trump,  thotë se “Izraeli, me ndihmën tonë, ka fituar gjithçka që mundi”, duke shtuar se tani është koha për “paqe dhe prosperitet për të gjithë Lindjen e Mesme”.

Ai ripërtërin mbështetjen e ShBA-së për Izraelin, duke thënë: “Ju lutem dijeni se Amerika ju bashkohet në ato dy premtime të përjetshme: kurrë mos harroni dhe kurrë më”. 

Presidenti amerikan thotë se “makthi i gjatë dhe i dhimbshëm” tani ka mbaruar si për popullin izraelit ashtu edhe për palestinezët, shkruan BBC.