Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka shkruar rreth përfshirjes së Kosovës në nismën e presidentit amerikan, Donlad Trump, në themelimin e Bordit të Paqes.
Në takimin inaugurues që do të mbahet në muajin shkurt, Selimi thotë se me shumë gjasë do të jetë një takim për mbledhje fondesh për Gazan dhe kështu presidentes Vjosa Osmani do t’i duhet të koordinohet me Qeverinë e Kurtit.
Përveç kësaj, Selimi ka thënë se me shumë gjasë ky udhëtim drejt SHBA-së për Osmanin, do të jetë një mundësi e re për të shfrytëzuar një takim me Trump për përpjekjen e saj edhe për një mandat të ri.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka shfaqur entuziazëm me vendimin e Osmanit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes.
“Në kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga gjeneral lejtnanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Ne si Kosovë kemi shprehu gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në këtë Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare, ku natyrisht që FSK-ja është e mirënjohur për kërkim-shpëtim dhe për deminim, dhe jo vetëm”- ka deklaruar Kurti më 30.01.2026.
Seems Osmani may have one more chance to press her case for new mandate with President Trump in few weeks, as she’s expected to attend “Inaugural Meeting of the Board of Peace”. But it’s apparently a Gaza fundraising meeting so some coordination with gov will be needed this time. pic.twitter.com/MxDQJ2OVdf
— Petrit Selimi (@Petrit) February 7, 2026


