Lajme

Trump, Hagseth e shefi ushtrisë mblidhen në “Dhomën e Situatave” pasi Irani nisi raketa ndaj bazave amerikane

06/23/2025 19:50
nga:Genita C

Presidenti amerikan, Donald Trump, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hagseth dhe gjenerali i lartë, Dan Caine janë mbledhur për një takim urgjent në atë që njihet si “Dhoma e Situatave”,raporton ABC News, duke cituar një zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes.

Ky takim vjen pasi Irani ka nisur raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është në dijeni për sulmin e Iranit dhe se po e monitoron nga afër situatën.

Ky sulm nga Teherani vjen pasi SHBA ka sulmuar bazat nukleare iraniane.