Lajme

Trump fiton 2 fushëbeteja kryesore, New York Times i jep 93% shanse për të fituar

11/06/2024 07:44
nga:Y I

Donald Trump ka arritur të mbledhë deri tani 246 vota elektorale, që përkthehen në 51,1%.

Ndërkohë, Kamala Harris ka 182 vota elektorale, ose 47,5% të votave, sipas projeksioneve të fundit.

Për të fituar zgjedhjet presidenciale, një kandidat ka nevojë për 270 vota elektorale.

Deri tani ish-presidenti Donald Trump ka fituar në shtetin e Xhorxhias dhe Karolinës së Veriut.

Sipas projeksioneve të deritanishme, New York Times i jep Trump 93% shanse për të fituar.

Trump 247

Harris 214

(270 për te fituar)

SENATI

Republikanët 51

Demokratët 42

(51 për shumicën)

DHOMA E PËRFAQËSUESVE

REPUBLIKANËT 180

DEMOKRATËT 147

(218 për shumicën)