Marco Rubio do të jetë sekretar i shtetit amerikan, raporton GazetaBlic.
Rubio ka shprehur nderimin dhe përgjegjësinë që ndjen për emërimin e tij në udhëheqjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, duke e quajtur atë një përgjegjësi të jashtëzakonshme.
Në një deklaratë, Rubio theksoi se është i nderuar për besimin që Presidenti Donald Trump ka shprehur ndaj tij dhe premtoi se do të punojë pa ndalur për realizimin e agjendës së tij të politikës së jashtme.
“Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe jam i nderuar për besimin që Presidenti Trump ka dhënë tek unë,” shkroi Rubio.
Ai gjithashtu theksoi se, si Sekretar i Shtetit, do të angazhohet çdo ditë për të implementuar politikat e jashtme të administratës Trump.
Rubio shtoi se, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, politika e jashtme do të fokusohet në sjelljen e paqes përmes forcës dhe vendosjen e interesave të amerikanëve dhe të SHBA-së mbi çdo gjë tjetër.
“Ne do të punojmë për të mbrojtur dhe promovuar interesat tona kombëtare dhe do të sigurojmë që Amerika të jetë gjithmonë në krye të politikës globale,” tha ai.
Leading the U.S. Department of State is a tremendous responsibility and I am honored by the trust President Trump has placed in me. As Secretary of State, I will work every day to carry out his foreign policy agenda. Under the leadership of President Trump we will deliver peace…
— Marco Rubio (@marcorubio) November 13, 2024