Lajme

Trudeau përlotet gjatë konferencës për shtyp, pas një jave plot me sulme nga Trump dhe vendosjes së tarifave 25% nga SHBA

03/07/2025 12:58
nga:Sh R

Justin Trudeau u përlot gjatë një konference për shtyp të enjten pasi Donald Trump e sulmoi gjatë gjithë javës me luftë të tarifave, në ditët e tij të fundit si kryeministër. SHBA vendosi tarifa prej 25 për qind për të gjitha mallrat e importuara nga Meksika dhe Kanadaja.

Por vetëm disa ditë më vonë, Trump e ktheu vendimin e tij duke thënë se mallrat që janë në përputhje me marrëveshjen e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut nuk do të tarifohen deri më 2 prill dhe me sa duket po konsiderojnë një ndarje të ngjashme për Kanadanë.

Trump është tallur me Trudeau sapo u zgjodh si president, duke kërcënuar se do të aneksojë Kanadanë si shtetin e 51-të dhe duke iu referuar kryeministrit si “Guvernatori Trudeau”.