Lajme

Trudeau: Kina po na vë kundër njëri-tjetrit, vendet perëndimore të marrin masa

12/26/2021 21:39
nga:Q R

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se Kina ka “luajtur” shtetet perëndimore kundër njëri-tjetrit dhe se demokracitë duhet të paraqesin një “front të bashkuar” si përgjigje.

“Ka pasur pak konkurrencë midis miqve, sepse ne jemi demokraci kapitaliste që përpiqemi të bëjmë mirë, veçanërisht duke pasur parasysh mundësinë e jashtëzakonshme ekonomike të rritjes së klasës së mesme kineze. Ne kemi qenë duke konkurruar dhe Kina ka qenë herë pas here duke na luajtur me shumë zgjuarsi kundër njëri-tjetrit në një treg të hapur dhe konkurrues,” tha Trudeau në një intervistë me Global News që u transmetua të shtunën.

Tutje ai tha se duhet të bëhet punë më e mirë për të punuar së bashku dhe për të qëndruar të fortë në mënyrë që Kina të mos mund t’i ndajë njërin kundër tjetrit, shkruan Bloomberg.

Komentet e Trudeau vijnë në një kohë të vështirë midis dy qeverive. Për gati tre vjet, Kina mbajti dy kanadezë në burg si spiunë të akuzuar, një veprim që Kanadaja e pa si hakmarrje për arrestimin e Meng Wanzhou, shefes financiare të Huawei Technologies Co, dhe vajzës së madhe të themeluesit të saj.

Në fillim të këtij muaji, Kanadaja iu bashkua SHBA-së dhe aleatëve të tjerë perëndimorë në shpalljen e bojkotit diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut.

Ku dërgohen aparatet e lojërave të fatit që u konfiskuan nga Policia nga aksioni në Karaçevë ?