Ka ndërruar jetë Erjon Morina, futbollisti i FC Vushtrrisë.
Erjoni muaj më parë pësoi sulm dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton GazetaBlic Sport.
22-vjeçari për disa javë kishte qenë i shtrirë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Morina karrierën e filloj te FC Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.
Shumë reagime nga ish klubet e tij dhe klubet e tjera kosovare, poshtu nga FFK, kanë ardhur pas lajmit të tmerrshëm, duke prekur emocionalisht thellë zemrat dhe ndjenjat e të gjithëve.
/GazetaBlic Sport/