Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi Meiktila, një qytet i vogël në Myanmarin qendror, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Tërmeti vjen ndërsa Myanmari është i angazhuar në përpjekjet për ndihma pas një tërmeti masiv 7.7 ballë që goditi gjithashtu rajonin qendror të vendit më 28 mars.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme të mëdha apo viktima të shkaktuara nga tërmeti i ri, një nga më të fortët nga qindra pasgoditjet nga tërmeti i 28 marsit, shkruajnë mediat e huaja.
Raportohet se që nga e premtja, numri i të vdekurve nga ai tërmet ishte 3,649, me 5,018 të plagosur, sipas gjeneralmajor Zaw Min Tun, nzëdhënës i qeverisë ushtarake të Mianmarit.
Departamenti Meteorologjik i Myanmarit tha se tërmeti i së dielës ndodhi në zonën e qytezës Wundwin, 97 kilometra në jug të Mandalay, në një thellësi prej 20 kilometrash.
Ndryshe, Kombet e Bashkuara javën e kaluar paralajmëruan se dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 28 marsit do të përkeqësojnë krizën ekzistuese humanitare në Myanmar, ku një luftë civile kishte zhvendosur tashmë më shumë se 3 milionë njerëz.