Lajme

Tronditëse: Danimarka ndihmoi Amerikën të spiunonte politikanët evropianë, përfshirë Merkelin

05/31/2021 10:58
nga:Gazeta Blic

Shërbimi sekret i Danimarkës ka ndihmuar Amerikën të spiunojnë politikanët evropianë, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel prej vitit 2012 deri më 2014, kanë raportuar mediat daneze.

Shërbimi Inteligjent i Mbrojtjes ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare [NSA] të ShBA-ve për të mbledhur informacione të ndryshme, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Inteligjenca ishte mbledhur edhe për të tjerë zyrtarë në Gjermani, Francë, Suedi dhe Norvegji.

Pretendime të ngjashme kishin dalë edhe në vitin 2013.

Në atë kohë, sekretet e nxjerra nga sinjalizuesei Edward Snowden kishin zbuluar se edhe telefoni i kancelares gjermane ishte përgjuar.

Shtëpia e Bardhë nuk e kishte mohuar menjëherë këtë raportim.

Bashkë me znj. Merkel, raportohet se ishin përgjuar edhe Frank-Walter Steinmeier dhe lideri opozitar i asaj kohe Peer Steinbruck.

Ministri i Brendshëm i Danimarkës, Trine Bramsen, që raportohet se kishte qenë i njoftuar për spiunazhin, i tha Radio Danimarkës se “përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është i papranueshëm”.

Ende mbetet që autoritetet e përmendura të komentojnë raportet e fundit.