Lajme

“Troket” dimri në Korçë, nisin reshjet e dëborës në Dardhën turistike

11/23/2025 09:43
nga:G B

Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para te borës në qarkun e Korçës, reshje me intesitet të ulët ka pasur në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës, mbi 1000 metra lartësi.

Nga kilometri i nëntë deri në hyrje të fshatit Dardhë ka prezencë bore në rrugë, ndërsa mjetet e subjekteve kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugës.

Të gjitha akset ku ka prezencë bore janë të hapura dhe të qarkullueshme normalisht.