Showtime

Trixa publikon një fotografi nga pushimet, ky është detaji që ngjalli dyshime se mund të jetë Donaldi

03/20/2022 10:43
nga:Donika Fetahu

Që pas përfundimit të “Big Brother Albania VIP” çdo detaj i këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj dhe aktorit, Donald Veshaj është përcjellë nga ndjekësit, të cilët aludonin se dyshja mund të mos i kenë dhënë fund lidhjes së tyre.

Por, në një fotografi të publikuar së fundmi nga vetë këngëtarja kosovare shihet se atë e ka fotografuar një mashkull, teksa ndjekësit aludonin se mund të ishte Donaldi.

Ndërsa, dyshja ende vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale, e madje ata nuk morën pjesë as në “Post Big Brother VIP”.