Sporti

Triumfi në ekstrem, Van Dijk rrëmbeu telefonin e një tifozi gjatë festës së Nunez

03/03/2024 14:18
nga:E K

Liverpool mori një fitore dramatike në Premier League ndaj Nottingham Forest teksa shënoi golin e fitores në minutën e nëntë shtesë të pjesë së dytë falë Darwin Nunez. Uruguajani shënoi me kokë dhe ndezi festën tek të gjithë tifozët që kishin udhëtuar në transfertë.

Një prej tyre ishte me fat pasi Virgil Van Dijk i rrëmbeu telefonin nga duart duke i ofruar më pas një pamje të plotë mes festës së të gjithë futbollistëve me heroin e momentit, Nunez.

Tre pikët në transfertë përballë Nottingham Forest ishin shumë të rëndësishme për vijëmësinë e Liverpoolit në kampionat me të kuqtë që ruajnë kreun e Premier League me 63 pikë.