Trajneri skocez David Moyes do të qëndrojë në West Ham, sipas Daily Mail.
Gazeta garanton se trajneri do të përmbushë vitin e fundit të kontratës, pasi të ketë siguruar qëndrimin në Premier League dhe fitimin e Ligës së Konferencës, kulmi i një sezoni në të cilin pozicioni i tij ishte në rrezik, përcjell GazetaBlic Sport.
West Ham United kishte vështirësi gjatë gjithë kampionatit dhe nëse nuk do ta kishte fituar trofeun e Conference League, Moyes do të ishte shkarkuar.
/GazetaBlic Sport/


