Kanali zyrtar i Lojërave Olimpike në YouTube ka publikuar një video ku janë shfaqur momentet më të mira nga Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020”.
Ajo që bie në sy është edhe klipi ku Distria Krasniqi shfaqet duke përplasur kundërshtaren në finale, si dhe duke përqafuar trajnerin Kuka.
Pas saj shfaqet edhe Nora Gjakova, duke drejtuar gishtin tek flamuri i Gjakovës, ndërkohë dëgjohet edhe komentatorja e Lojërave, duke thënë se kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Tokio 2020”.
Momentet e dy xhudisteve kosovare mund t’i shihni nga minuta 06:47.


