Skuadra e Ramiz Sadikut nuk do të mbetet gjatë pa trajner edhe nëse Alban Dragusha kalon tek FC Prishtina.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Triumf Sinani pritet të marrë drejtimin e Ramiz Sadikut.
Sinani ishte ndihmës i Alban Dragushës, poashtu trajner kryesor i ekipit U19.
Triumf Sinani ka vite tek skuadra e Ramiz Sadikut, teksa më herët ishte edhe lojtar i këtij ekipi.
/GazetaBlic Sport


