Newcastle United ka nisur punën për transferimet e reja.
Transferimi i parë i anglezëve pritet të jetë Kieran Trippier, shkruan GazetaBlic Sport.
Gazetari i njohur Nicolo Schira e ka konsideruar si të kryer transferimin e tij nga Atletico te anglezët.
Propozimi final i skuadrës së Newcastle ka qenë 25 milionë funte, me bonuse për t’u diskutuar me klubin e Atleticos.
Lojtari preferon një rikthim në Premierligë dhe transferimi i tij te Newcastle duket të jetë vetë çështje e kohës.
/GazetaBlic Sport/


