I intervistuar nga BBC, mbrojtësi i krahut të Newcastle, Kieran Trippier foli për përvojën e tij në Atlético Madrid dhe marrëdhënien e tij me Diego Simeone.
“Isha i emocionuar që luaja për të. Ajo që shihni në fushë është rezultat i stërvitjes së tij të përditshme. Është i fiksuar”, tha fillimisht Trippier.
Anglezi foli edhe për netët pa gjumë që ka kaluar për shkak të Simeones.
“Ndonjëherë isha në dhomën time dhe flija dhe ai më merrte në telefon. Është një çmenduri, nuk e kisha provuar kurrë me trajnerë të tjerë. Ai më foli për gjërat që mund t’i përmirësoja ndërsa po përpiqesha të flija. Mora mesazhe, telefonata që flisnim për futbollin. E vërejta se është i fiksuar. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm dhe emocional është fjala e duhur për ta përcaktuar atë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


