Kieran Trippier nuk ka frikë të thotë që Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës.
“Ne nuk duhet të kemi frikë të hyjmë në turne duke thënë se mund ta fitojmë atë”, u përgjigj mbrojtësi i djathtë i Anglisë kur u pyet për nivelet e pritjeve për në Katar.
“Ne vendosëm standarde të larta duke shkuar në një gjysmëfinale të një Kupe Botërore dhe në një finale të një Euro. Natyrisht ne duam të shkojmë një hap më tej për të fituar një turne”, vazhdoi ai.
“Ne të gjithë ndihemi të sigurt si grup, kemi një skuadër fantastike prej 26 lojtarësh – ka talent të pabesueshëm”, përfundoi ai.
Anglia ndodhet në grup me Iranin, SHBA dhe Uellsin.
/GazetaBlic Sport