Newcastle ka zyrtarizuar transferimin e Trippier.
Kieran Trippier është bërë transferimi i parë i anglezëve për këtë afat kalimtar, shkruan GazetaBlic Sport.
Anglezi ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë me skuadrën nga Premierliga.
Pas nënshkrimit ai ka folur për media duke u shprehur i lumtur me rikthimin në Premierligë.
“Jam në dijeni që na pret një punë shumë e madhe përpara, por unë i njoh kërkesat e Premier League”, ka thënë Trippier.
“Nuk më pritet të filloj, jam i entuziazmuar të zbres në ‘St.James Park’, si lojtar i Newcastle”, shtoi anglezi.
/GazetaBlic Sport/


