Sporti

Trimor Selimi: Llapi çdo herë luan për fitore, do përballemi fortë me secilin ekip

02/16/2023 13:43
nga:Lorik J

Trimror Selimi është i bindur që Llapi është kthyer fuqishëm në sezonin pranveror, andaj skuadra e tij do të futet në çdo duel për të marrë tre pikët.

Skuadra e Llapit ka fituar në Kupën e Kosovës ndaj Lirisë, teksa edhe në kampionat ka marrë tre pikët ndaj Drenicës, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti i ekipit të Llapit, Trimor Selimi thotë se skuadra ka punuar fortë në fazën përgatitore, për t’u rikthyer në formën e lartë.

“Kemi punuar fortë si ekip për t’u rikthyer në kampionat më të fortë, duke e dhënë maksimumin secili nga ne. Ne luajmë çdo herë për fitore, edhe në këtë rast presim që fitorja të mbetet në Llap”, tha fillimisht Trimror Selimi për ‘GazetaBlic Sport’.

Llapi do të kthehet pas dy muajsh të luajë si vendas, teksa Selimi fton që në stadium të ketë sa më shumë tifozë, pasi sipas tij nuk do të zhgënjehen.

“Po, do luajmë si vendas, një ndjenjë e jashtëzakonshme kur mbron fanellat bardhë e kaltër. Tifozëve ju premtojmë fitore, ata janë zeri që na jep forcë në fushë dhe ftojë që të ketë sa më shumë, sepse nuk do të zhgënjehen”, vazhdoi Selimi.

Ai thekson se po punojnë shumë bashkë me trajnerin Batatina që të kthejnë Llapin në pjesën e sipërme të tabelës.

“Çdoherë fitorja është e ëmbël. Trajneri po punon shumë me ne, që ta nxjerrë më të mirën tonë. Duke e dhënë maksimumin në fushe rruga për fitore radhazi do të shtrohet më lehtë. Ky në tabelë nuk është vendi që Llapit i ka hije të jetë, anadaj do përballemi fortë me secilin ekip që na del para, që Llapin ta vendosim në pjesën e parë të tabelës”, përfundoi sulmuesi.

Kujtojmë se Llapi do të ballafaqohet me Trepçën 89′ në “Zahir Pajaziti” të shtunën nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport