‘Pa ty’ mbanë titullin projekti i parë profesional i artistit të ri nga Presheva që në skenën e muzikës vendore paraqitet me emrin artistik TRIBAL.
Ndonëse ky është projekti i tij i parë, TRIBAL vjen me një stil mjaft unik si në paraqitje ashtu edhe në zhanrin e muzikës. Projekti tij i parë është realizuar mes zhanreve Pop, Reggaeton dhe R&B, e po ashtu është shoqëruar edhe me një video klip mjaft të veçante dhe kualitativ. Teksti i kësaj këngë është shkruar nga vet artisti në fjalë.
Ndonëse kanë kaluar pakë orë që nga publikimi i projektit, përkrahja duket të jetë e madhe për këtë projekt, duke u nisur nga suksesi në platformën YouTube dhe shpërndarjet në rrjetet sociale.
Për më shumë mund ta ndiqni projektin e plotë në lidhjen poshtë:


