Lajme

Tri vajza raportohen të zhdukura, dy prej tyre motra

02/17/2025 09:19
nga:G B

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre vajza, dy prej të cilave motra, janë raportuar të zhdukura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Policisë, në Malishevë një burrë i ka raportuar të zhdukura dy vajzat e tij.

“Më 16.02.2025 Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se dy vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, në Suharekë një grua e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.

“Më 16.02.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyja rastet tashmë janë nën hetime.