Sporti

Tri super ndeshje zhvillohen sot në Superligë, vëmendja tek derbi Gjilani-Drita

05/05/2021 08:39
nga:L J

Sot (e mërkurë) do zhvillohen tri super derbi në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.

Vëmendja do jetë mes dy rivalëve lokal, Gjilani – Drita.

Dy skuadrat duan vetëm fitore shkaku i rivalitetit të madh në qytet.

Ndërsa, Prishtina nuk do këtë punë shumë të vështirë, ngase është mysafir i Besës së Pejës, që ka të siguruar rënien nga liga.

Nga ana tjetër, do zhvillohet beteja e mbijetesës mes Feronikelit dhe Trepçës ’89.Të gjitha takimet nisin në ora 15:00.