Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt përgjatë një jave janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, ku 3 persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar, raporton Gazeta Blic.
Prej tri rasteve 1 rast ka ndodhur në Ferizaj, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.
“Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona të dyshuar për dhunë në familje janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit të tyre nga policët hetues, janë liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.


