Lajme

Tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit ku viktima janë gratë

10/05/2024 08:56
nga:Y I

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë gratë.

Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, njofton policia.

Në Pejë të premten është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq në Leposaviq është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij.