Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës, përfshirë qytetet Prishtinë dhe Lipjan.
Rastet e dhunës në familje:
Prishtinë, 09.01.2026 – Një mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 06.01.2026, ora 17:58 – Viktima, një femër kosovare, ka pësuar dhunë fizike dhe psikike në vazhdimësi nga bashkëshorti dhe prindi i tij. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan, 09.01.2026, ora 22:40 – Një femër kosovare dhe vajza e saj kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.


