Lajme

Tri raste me para të falsifikuara në treg për 24 orë

08/17/2023 11:21
nga:N M

Kohëve të fundit është rritur numri i qarkullimeve të parave të falsifikuara në vendin tonë.

Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të raportuara. Në Lipjan janë shënuar dy raste të ndryshme.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur kishte bërë pagesë me një kartëmonedhë në vlerë 200 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton Policia e Kosovës për njërin nga rastet.

Rasti tjetër është raportuar nga ankuesja femër e cila ka pranuar 50 euro të falsifikuara. Ndërkaq cak i këtyre rasteve ka qenë edhe Suhareka.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte hasur në një kartëmonedhë në vlerë 200 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton policia për qytetin e Suharekës.

Paratë e falsikuara janë sekuestruar nga policia, ndërkaq rastet vazhdojnë të hetohen.

Ndërron jetë viktima që pësoi aksident para dy javësh në Lipjan