Lajme

Tri orë nuk ishte në shtëpi, i vidhen 20 mijë euro e stoli ari

12/28/2023 09:03
nga:Sh R

Një qytetare në Prizren ka raportuar në Polici se i janë vjedhur nga shtëpia 20 mijë euro dhe një sasi stoli ari.

Sipas Policisë së Kosovës, të hollat dhe ari i janë vjedhur gjatë tri orëve sa nuk ndodhej në shtëpi mbrëmjen e së mërkurës.

“Fsh. Krajk- Prizren 27.12.2023-19:00-022:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur, derisa nuk ka qenë në shtëpi , person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.