Sporti

Tri ndeshje sot në Serie A, Interi kërkon fitoren e radhës, Juventusi këndelljen

04/09/2022 09:06
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen sot me tri ndeshje, atje ku në fushë zbresin Interi dhe Juventusi.

“Neruazzurët” do të pëballen me skuadrën e Veronas, në një takim që pritet të jetë shumë i luftuar nga të dyja skuadrat, shkruan GazetaBlic Sport.

Interi është në ndjekje të titullit të dytë kampion radhazi, andaj sot është i “detyruar” për fitore. Ky takim luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 18:00.

Juventusi kërkon rikthimin tek rezultatet pozitive pas humbjes nga Interi. “Zonja e Vjetër” do të përballet në transfertë me Cagliarin. Duket se çështja e titullit duket një mision i vështirë për “Biankonerët”, por që natyrisht mundësitë matetmatikore ekzistojnë.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është edhe ajo mes Empolit dhe Spezias.

/GazetaBlic Sport/