Sot fillon xhiroja e 10-të në Superligën e Kosovës, atje ku pritet të ketë ndeshje shumë interesante.
Për ditën e sotme janë planifikuar që të luhen tri ndeshje, me ndeshjen kryesore që pritet të luhet në Drenas, shkruan GazetaBlic Sport.
Feronikeli dhe Drita do të kërkojnë fitoren e madhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me dy skuadrat që janë ish kampione të vendit.
Prishtina do të jetë nikoqire e Malishevës në kryeqytet, me skuadrën e Zekirja Ramadanit që vjen në këtë takim nga humbja ndaj Llapit.
Ndeshja e tretë, por jo për nga rëndësia do të jetë ajo në mes Ulpianës dhe Llapit, me skuadrën e Tahir Batatinës që kërkon vazhdimësinë.
Të tre takimet nisin në ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/


