Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Premier League.
Newcastle United do të përballet me skuadrën e Everton, skuadër kjo që tashmë udhëheqet nga Frank Lampard, shkruan GazetaBlic Sport.
West Ham United dhe Watford poashtu pritet të zhvillojnë një ndeshje shumë interesante në “London Stadium”.
Manchester United i Ralf Rangnick do të përballet me skuadrën e Burnley, ndeshje kjo ku fitorja është detyrim për ‘Djajtë e kuq’.
Dy ndeshjet e para zhvillon në ora 20:45, kurse ndeshja Burnley – Manchester United, zhvillohet në ora 21:00.



