Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me ndeshjet e xhiros së 14-të.
Gjatë ditës së sotme do të luhen tri ndeshje, me vëmendjen kryesore që do të jetë në ndeshjen, Drita – Drenica.
Drenica e zhytyr në krizë financiare do të tentojë të rikthehet tek rezultatet pozitive, por do ta ketë shumë të vështirë ndaj skuadres së Ardian Nuhiut.
Gjilani do të kërkojë tre pikë ndaj Ulpianës, skuadër kjo që e kishte mposhtur në ndeshjen e parë në Gjilan. Megjithatë, skuadra e Ismet Munishit është këndellur që nga ndeshja ndaj Dritës në derbi, duke arritur disa rezultate shumë pozitive radhazi.
Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Feronikelit e Malishevës.

/GazetaBlic Sport/


